Mbrëmë është dëmtuar shtabi i partisë së Stevço Jakimovskit
Natën mes 8 dhe 9 prillit, nga ana e autorëve të panjohur është d[mtuar objekti i shtabit të Opsionit Qytetar për Maqedoninë, që gjendet në Karposh 3, QT “Teknika”.
Është njoftuar se është shkaktuar dëm material në pjesën e jashtme dhe të mbrendshme të objektit të shtabit në OQM.
Pas aktit vandal, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke hetuar rastin.