Bejli: Konstituimi i Parlamentit pika kyçe e zgjidhjes së krizës politike

Dialogu ndërpartiak i paraprirë nga zhvillimi demokracisë për një Qeveri sa më stabile paraqet mënyrën e tejkalimit të kësaj krize politike, kështu bëri të ditur Xhes Bejli në një ngjarje sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Ne kemi folur për këtë çështje disa herë dhe se duhet e ndërmerret vendim sa më i shpejtë të nxitur nga dialogu për të tejkaluar situatën politike momentale. Duhet që sa më shpejtë të formohet parlamenti për të formuar një qeverisje sa më stabile. Por është me rëndësi që liderët të krijojnë një sistem demokratik. Kështu si Marrëveshja e 2015 qoftë edhe një marrëveshje e re do të përcaktojë qartë gjithçka dhe se e njëjta është e nevojshme të realizohet edhe sot”, u shpreh Bejli

Se si e komenton vendimin e Ivanovit ai u shpreh se vendimi i tij parqet moment të rëndësishëm për Maqedoninë.

“Vendimin e Ivanov e kemi komentuar edhe më herët dhe se ai duhet të ndryshojë mendje ngaqë vendimi i tij paraqet moment të rëndësishëm për shtetin e Maqedonisë”, tha Bejli.

Përndryshe edhe disa ditë më pare ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, e kishte ftuar presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, që përsëri ta shqyrtojë vendimin e tij, ndërkaq fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përzierja dhe të tregojnë konstruktivitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button