Zaev: Do t’i largojmë të gjitha pengesat për arsyetim nga Ivanov

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, njofton Portalb.mk.

Temë diskutimi ka qenë procesi i formimit të Qeverisë së re në Maqedoni.

Ashtu siç njoftojnë nga LSDM, Zaev e ka informuar ambasadorin Jazbec për “përpjekjet nga ana e Ivanovit dhe Gruevskit që ta thellojnë krizën politike në Maqedoni, por edhe për përkushtimin e LSDM-së, për zgjidhjen në kohë sa më të shkurtër të krizës institucionale”.

“E publikuam programin për Qeverinë e re reformuese, Maqedoninë sovrane, e cila do të jetë e përkushtuar ndaj ekonomisë, kohezionit social, sundimit të ligjit, gjëra që janë në interes të qytetarëve. Planifikuam që t’i largojmë të gjitha pengesat për arsyetim nga Ivanov rreth dhënies së mandatit. Në atë drejtim, pres që në periudhën e ardhshme në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative, i cili do të dërgojë dokument deri te Ivanovi se është formuar shumica parlamentare dhe të fillojë të rrjedhë afati kushtetues prej 10 ditëve për ndarje të mandatit për formim të Qeverisë së re”, ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button