Kasami: Sa më shpejtë të formohet Qeveria e re dhe të stabilizohet Maqedonia

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec, ku kanë biseduar për aktivitetet e Lëvizjes Besa,  për zhvillimet politike në vend si dhe mundësitë për daljen nga kriza politike, njofton Portalb.mk.

“Me këtë rast Kasami e njoftoi ambasadorin me aktivitetet e Lëvizjes BESA, gjithashtu ka biseduar edhe në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, dhe shqyrtimin e mundësive për dalje nga kriza politike. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve”, thuhet nga një përfaqësues i Lëvisjes BESA.

Përveç kësaj, Kasami, si që njofton kjo parti, ritheksoi se për “Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button