Lëvizja BESA me LSDM-në kanë diskutuar për modalitetet për dalje nga kriza politike

“Delegacioni i Lëvizjes BESA, i kryesuar nga kryetari Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me kreun e LSDM-së. Temë bisedimi kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe situata e krijuar në vend, pas mosdhënies së mandatit nga kreu i shtetit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se gjithashtu janë biseduar edhe modalitetet e mundshme për dalje nga kriza me të cilën po ballafaqohet vendi, për të kërkuar mundësi për funksionalizimin e institucioneve.

“Kontaktet ndërmjet partive do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Shfrytëzojmë rastin që edhe një herë të potencojmë se Lëvizja BESA edhe më tej do të luajë rol konstruktiv duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ndryshe, dje kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev, u takuan në selinë e LSDM-së për të gjetur mënyrë se si të mblidhet Parlamenti.

Ahmeti pas takimit me Zaev, ka thënë që prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button