VIDEO që bëri BOOM, pse të gjithë menduan se gruaja ishte dadoja e fëmijëve? (VIDEO)

Shumë portale informuese dhe rrjete sociale janë akuzuar për racizëm, pasi ende pa u informuar përhapën informacionin që gruaja e cila largoi fëmijët që hynë në dhomën e profesor Robert Kelly, gjatë intervistës së tij për BBC-në, ishte dadoja apo kujdestarja e fëmijëve dhe jo e ëma.

Videoja e tyre u bë virale javën që lamë pas kur 4-vjeçarja Marion dhe vëllai i saj James, 9 muajsh, u futën në dhomën e të atit, ndërkohë që ai ishte në lidhje direkte me studion e BBC-së. E ëma hyri në dhomë menjëherë pas tyre dhe i largoi duke u munduar për të mos rënë në sy.

Kjo skenë i bëri të gjithë të mendonin se ajo grua ishte dadoja e fëmijëve dhe jo nëna e tyre. Të shumtë ishin ata që komentonin poshtë videove të shpërndara se ajo ishte dadoja dhe se shpresonin që pas kësaj të mos humbiste punën.

Ishin këto fakte që dëshmuan menjëherë se njerëzit dashur padashur bien shumë shpejt pre e racizmit dhe e stereotipeve. Përveç shikuesëve koreanë që e kuptuan që ajo ishte e ëma, pasi vogëlushja Maron gjatë largimit nga dhoma thotë në gjuhën koreane: “Pse? Çfarë ka? Mami, pse?”.

Megjithatë të shumtë ishin edhe ata që shpejtuan të komentonin se gruaja ishte bashkëshortja e profesorit dhe jo thjeshtë dadoja e fëmijëve, duke iu bërë kërkesë publike njerëzve të mos paragjykojnë aq thjeshtë.

Gjithashtu kishte edhe nga ato nëna që postuan foto me fëmijët e tyre, me të cilët nuk kishin aspak ngjashmëri, duke shkruar: “Jo, nuk jam dadoja, jam e ëma edhe pse nuk ngjajmë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button