Ankaraja ia ka ndaluar ambasadorit holandez që të kthehet në Turqi

Qeveria turke kumtoi se e ka të ndaluar kthimin e ambasadorit holandez Kis Kornelis Van Rij, në Ankara, duke e shënuar këtë si një nga sërë masat për dënimin e Holandës, për shkak se qeveria e saj nuk e ka lejuar ministrin turk të Punëve të Jashtme të mbajë tubim në Roterdam.

Mevlut Çavushoglu është dashur të flasë para emigrantëve nga Turqia në Holandë, në kuadër të fushatës qeveritare për mbështetje të referendumit, të planifikuar për në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa me të cilin Presidentit të shtetit do t’i zgjerohen autorizimet.

Me pakon e dënimeve për Holandën, janë suspenduar të gjitha takimet dhe bisedimet holandeze-turke të nivelit të lartë, ndërsa autoritetet turke në të ardhmen nuk do të lejojnë aterime, por edhe fluturime përmes territorit të Turqisë, të aeroplanëve që transportojnë diplomatë dhe funksionarë holandezë.

Përveç se në Holandë, ministrat turk nuk kanë mundur të mbajnë tubime partiake edhe në Gjermani, Austri dhe në Zvicër.

Presidenti Erdogan i akuzoi holandezët dhe gjermanët për “nacizëm” në çka reaguan ashpër qeveritë në Hagë dhe Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button