PE e anuloi votimin për rezolutën për Maqedoninë

Parlamenti Evropian nuk do të votojë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë lidhur me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Siç publikoi MIA e para javën e kaluar, edhe pse gjatë kësaj jave në seancën plenare në Strasburg duhej të votohet për rezolutën për shtetin e Maqedonisë, eurodeputetët vendosën që ta anulojnë votimin të paktën për muajin e kaluar, për shkak të krizës së vazhduar politike në vend.

Nëse paraprakisht burimet e Europarlamentit brifuan se gjendja status-kuo në Maqedoni i detyron ta anulojnë votimin për rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti për Çështje të jashtme i PE-së, sot zyrtarisht u bë e qartë se Maqedonia do të presë për raportin e saj prej shtëpisë ligjdhënëse evropiane. Në paralajmërimin për temat për të cilat eurodeputetët do të votojnë në “seancën plenare” që kësaj jave e kanë në qytetin francez, u gjet vetëm rezoluta për Malin e Zi, ndërsa Maqedonia, Serbia dhe vendet e tjera kandidate do të presin për mendimin e Parlamentit Evropian.

Ndryshe, në rezolutën e miratuar paraprakisht në të a.q. grupi AFET i Europarlamentit, Maqedonia e mori rekomandimin e tetë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por e kushtëzuar me plotësimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinës dhe për prioritetet urgjente reformuese të Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button