Irak, në Mosul shpëtohen 150 gra që ishin burgosur nga DEASH

Nga fabrika në lagjen Uadi Haxher, në perëndim të qytetit irakian të Mosulit, u shpëtuan 150 gra të burgosura, raporton Anadolu Agency (AA).

Said Memozini nga Partia Demokratike e Kurdistanit (KDP) ka thënë se pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, fabrikën në fjalë e kishin shndërruar në burg.

Sipas tij, burgu në të cilin ndodheshin gratë, identiteti i të cilave ende nuk dihet, janë gjetur nga pjesëtarët e forcave irakiane të sigurisë.

“Ne nuk e dimë nëse në mesin e grave të burgosura ndodhen gratë të cilat më parë u rrëmbyen nga Sinxhari”, tha Memozini.

Lagja Uadi Haxher u çlirua javën e kaluar, por se pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut për shkak të minave dhe mjeteve shpërthyese të vendosura nga terroristët e DEASH-it burgun e zbuluan më vonë.

Përveç kësaj, forcat irakiane kanë marrë aeroportin e Mosulit, kampin ushtarak al-Ghazlani dhe dy nga pesë urat mbi Tigër.

Në fund të janarit, forcat irakiane kanë vendosur kontroll të plotë mbi pjesën lindore të Mosulit, kurse më 19 shkurt kanë nisur ofensivën për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit nga grupi terrorist DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button