Shilegov zbulon edhe një biznes të errët të biznesmenit të arratisur Sead Koçan (VIDEO)

Zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Petre Shilegov sot në Shkup prezantoi mashtrimin e radhës së dyshuarit nga Prokuroria Speciale, biznesmenit Sead Koçan i cili është në arrati. Shilegov mbajti konferencë për shtyp para objektit afarist “Emporio Mall” në lagjen Gjorçe Petrov, për të cilin tha se e ndërton kompania “Transmet” pronë e të afërmit me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Ky objekt është shembull klasik për atë se si pushteti i VMRO-DPMNE-së, pavarësisht në çfarë niveli, lokal apo qendror, interesohet vetëm për interesat e tyre biznesore e jo të qytetarëve. Sipas projektit fillestar, ishte paraparë hapësirë prej 15.000 metra në katror nga e cila pjesa më e madhe apo 11.400 m/k do të ishte hapësirë afariste për Transmet duke u lënë kështu vetëm 3.600 m/k qytetarëve, apo komunës së Gjorçe Petrovit. Për më shumë, VMRO-DPMNE bëri ndryshim të planit urbanistik duke i dhënë Transmet-it edhe 15.000 m/k të tjera. Me këtë u mashtruan qytetarët dhe u shkelën ligjet” tha Shilegov.

Në vend që qytetarët të marrin 25% të kompleksit, sipas marrëveshjes, qytetarët kanë marrë dyfish më pak ndërsa është rritur hapësira e Koçan-it, tha ai, njofton Portalb.mk.

“Prandaj është i nevojshëm urgjentisht ndryshimi i Qeverisë. Ky është vetëm njëri nga bizneset që Koçan i fitoi nga qeveria e Gruevskit. Kriminelët nuk guxojnë të ikin nga shteti dhe asnjë ditë më tepër të udhëheqin me paratë e banorëve të Maqedonisë” tha Shilegov.

Ndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “TransMet”.

LEXO: MPB: Nuk e kemi publikuar urdhër-arrestin në ueb-faqe pasi Koçan është i dyshuar, jo i dënuar
LEXO: Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan
LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro
LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button