Në Pakistan të mërkurën fillon regjistrimi i parë pas 19 viteve

Pakistani pas dy ditëve do ta fillojë regjistrimin e parë të popullatës pas plot 19 viteve, kumtoi ministri shtetëror i Informacioneve Marium Aurangzeb, i cituar nga mediat amerikane.

Regjistrimi do të fillojë më 15 mars dhe do të zgjasë deri më 15 maj.

Aurangzeb u ka bërë thirrje pakistanezëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe i ka paralajmëruar që të mos u japin informacioneve jo të sakta regjistruesve.

Zëdhënësi i armatës pakistaneze deklaroi se afërsisht 200.000 ushtarë do t’u ndihmojnë regjistruesve civilë që t’i mbledhin të dhënat e nevojshme, që do të merren nga dera në derë.

Regjistrimi i fundit i popullatës në Pakistan është bërë në vitin 1998. Atëherë është konstatuar se në vend ka 180 milionë banorë.

Analistët konsiderojnë se që atëherë popullata në Pakistan është rritur dukshëm dhe se tani me siguri ka mbi 200 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button