Maqedoni, duhani me rendiment më të madh dhe çmim më të lartë

Me rendiment më të madh nga pritshmëria dhe çmim më të lartë do të përfundojë blerja e sivjetme e duhanit.

Sipas të dhënave të fundit nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë marrë mbi 25.000 tonë duhan, që është 5.000 tonë më shumë nga vlerësimet fillestare për tërë rekoltën e vitit 2016.

Është arritur çmim mesatar prej 196,82 denarë për kilogram apo 14 denarë më shumë se vitin e kaluar, që paraqiste 182 denarë.

Pagesa për duhanin është realizuar 98 për qind. Deri më tani janë paguar 4,848 miliardë denarë.

Këtë vit duhan kanë blerë nëntë ndërmarrje në gjithsejt 130 pika, ndërsa pritej të blihen rreth 20.000 tonë. Afati ligjor për blerje përfundon më 15 mars, por pjesa më e madhe e pikave tashmë janë mbyllur. Nëse disa prodhues plotësisht paraqesin sasi për blerje, ndërmarrja blerëse, në pajtim me Ligjin, është e detyruar të caktojë ditën kur do ta hapë pikën për t’i marrë sasitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button