Gjermania ndalon simbolet e PKK-së dhe fotografitë e Oxhallanit

Qeveria e Gjermanisë ka ndaluar shfaqjen publike të imazheve me figurën e Abdullah Oxhallanit (Abdullah Öcalan), kreut të burgosur të organizatës terroriste PKK, një vendim i marrë në vazhdën e thirrjeve të shtetit turk që ky vend të ashpërsojë masat kundër propagandës terroriste, raporton Anadolun Agency (AA).

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deklaroi për AA se në bazë të një hetimi për aktivitetet propagandistike të PKK-së, ministri ka përditësuar listën e simboleve të ndaluara të grupit, përfshirë edhe figurën e Oxhallanit.

“Lista e zgjeruar e simboleve dhe sloganeve të ndaluara të cilat përdoren nga PKK-ja, u është dërguar javën e kaluar të gjitha autoriteteve përkatëse në shtetet federale”, deklaroi zyrtari për të shtuar se autoritetet federale do të zbatojnë masat e reja.

Gjermania, në të cilën jeton një komunitet i madh turk, rreth tre milionë, në vitin 1993 shpalli PKK-në të paligjshme, mirëpo grupi është akoma aktiv në këtë shtet ku ka mbi 14.000 ndjekës.

Që prej ndalimit të flamurit të PKK-së nga autoritetet gjermane, pasuesit e grupit në tubimet e tyre të fundit të organizuara në të gjithë vendin shpesh mbanin flamuj me imazhin e Oxhallanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button