Universiteti i Bristolit në Angli merr si shembull modelin shqiptar të turizmit rural

Një model shqiptar për zhvillimin e turizmin të qëndrueshëm në vendin tone do të jetë pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit ne Angli, bën të ditur Auron Tare, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare te Bregdetit (AKB), shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.

Temat që do të diskutohen në këtë universitet do të jenë mbi krijimin e parkut të Butrintit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe përdorimi i saj për zhvillim ekonomik të komuniteteve rurale pranë këtyre zonave.

Ky universitet ka marrë për model çështjet e krijimit të Parkut të Butrintit dhe modelin turistik që po zhvillohet në bregdet dhe zonat rurale në vendin tone, shkruan atsh.

Në fund të muajit mars, një ekip pedagogësh dhe studentësh të këtij Universiteti do të vijnë në vendin tone, ku do të diskutojnë dhe do të ndjekin nga afër modelin e turizmit rural që po zhvillohet në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button