Ja cilat janë të pathënat e derbit Juventus- AC Milan (VIDEO)

Fundjava e futbollit evropian fillon me superderbin Juventus – AC Milan, sot në ora 20:45. Ndeshja që referohet nga D. Massa, do të zhvillohet në Juventus Stadium. Momentalisht nikoqiri i ndeshjes gjendet në pozitën e parë të Serie A me 67 pikë, ndërsa mysafiri në pozitën e shtatë me 50 pikë, njofton Portalb.mk.

Ndeshja e fundit mes këtyrë dy ekipeve u zhvillua në kuadër të Coppa Italia me 25 janar të këtij viti, duke u përmbyllur 2-1 në të mirë të Juventusit.

Ndërsa ndeshja e fundit në kuadër të Serie A është zhvilluar me 22 tetor të vitit të kaluar dhe është përmbyllur 1-0 në të mirë të Milanit.

Juventus paraqitet në këtë ndeshje me këtë formacion: Buffon; Barzagli, Benatia, Bonucci, Asamoah; Pjanic, Khedira, Alves, Dybala, Pjaca; Higuain.
Milan paraqitet më këtë formacion: DOnnarumma; De Sciglio, Zapata, Paletta, Romagnoli; Bertolacci, Sosa, Pasalic; Deulofeu, Bacca, Osampos.
Juventus në këtë ndeshje vjen pas katër fitoreve (kundër Napolit, Empolit, Portos dhe Palermos) dhe një barazimi (me Udinesen), njëjtë sikurse Milani që vjen me katër fitore (kundër Chievos, Sassuolos, Fiorentinës dhe Bolognas) dhe një barazim (me Lazion).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button