“Bashkëpunimi Rusi-Turqi në luftën kundër terrorizmit ka një rëndësi të veçantë”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke theksuar se ka një potencial të rëndësishëm për të përmirësuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë tha se “dy vendet nuk mjaftohen vetëm për të kompensuar humbjet, por në të njëjtën kohë mund të avancojnë në një nivel të ri marrëdhëniet, kjo është edhe ajo që Moska dëshiron”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në hapjen e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi i cili zhvillohet në Moskë, Putin tha se në vitin 2017 shpresojnë që të kapërcejnë zhvillimet negative në tregtinë e përbashkët të përjetuara vitin e kaluar me Turqinë. Ai ka theksuar se Turqia është një prej partnerëve më të rëndësishëm të Rusisë.

Ndër të tjera Putin ka vlerësuar se mes Turqisë dhe Rusisë ka një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit në disa fusha, si metalurgjisë, prodhimit të automjeteve, komplekseve bujqësore-industriale dhe të automjeteve të bujqësisë, ku sipas tij, me projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha Turke” do të rritet potenciali i Turqisë për tu bërë një vend tranzit në gazin natyror.

Duke folur edhe për projektin e centralit nuklear Akkuyu, Putin tha “Rasatom po zhvillon projektin e Akkuyu i cili do të jetë centrali i parë i Turqisë me fuqi nukleare. Kompanitë ruse marrin pjesë në projektet e modernizimit të centraleve hidroelektrike të Turqisë. Kemi mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin në fushat industriale, automobilave dhe bujqësore. Dy vendet duhet të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e biznesit, në shkencë, inovacion dhe teknologji.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button