LSDM: Kandidati jonë gëzon përkrahje të shumicës

LSDM-ja konsideron se ka zgjedhur kandidatin presidencial i cili gëzon përkrahjen e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. “Stevo Pendarovski do të jetë presidenti legjitim I këtij shteti”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton qëndrimin e BDI-së, se nuk do të njohë legjitimitetin e presidentit të ri të shtetit.

“Të pyetni qytetarët në rrugë do tu japin përgjigje. Maqedonia në pesë vitet e kaluara ka pasur një kryetar shteti të padukshëm. Ai asnjëherë nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për të korrigjuar disa gabime të pushtetit ekzekutiv. Asnjëherë nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për të hapur dialog, diskutim apo debat për çfarë do lloji çështje të rëndësishme të shtetit”, tha Sheqerinska.

Lidhur me sloganin për zgjedhjet presidenciale, Sheqerinska tha se frymëzimi kryesor ka ardhur nga qytetarët të cilët janë shprehur se duan kryetar të vërtet shteti. “president që do ti përfaqësojë ata dhe jo partinë në pushtet”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button