Europol: Në Evropë veprojnë 5.000 grupe të organizuara kriminele

Në territorin e Evropës veprojnë së paku 5.000 grupe të organizuara kriminele, ceket në raportin më të ri të Shërbimit policor evropian (Europol).

Në raport potencohet se posaçërisht shqetësuese është ajo se këto grupe kriminele gjithnjë e më shumë mkerren me kontrabandim të njerëzve, kontrabandë dhe shitje të drogave dhe sulme kibernetike ndaj kompanive.

Europol thekson se gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 17.500 persona të rinj të dyshuar për kontrabandim tejkufitar të njerëzve, para së gjithash migrantë ilegal. Ata janë shtuar në listën e kontrabandistëve, të hartuar në vitin 2014, ku ndodhen emrat e mbi 50.000 persona.

“Shohim dëshmi për rritje të kontrabandimit të migrantëve, sepse kriminelët në atë sferë panë mkundësi për fitim të shpejtë të parave”, deklaroi gjatë prezantimit të raportit drejtori i Europolit, Rob Vajnrajt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button