Bilall Kasami takohet me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion, gjatë ditës së sotme është takuar me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier.

Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka shprehur qëndrimet lidhur me atë se sa e rëndësishme është funksionalizimi i institucioneve dhe që politikanët sa më shpejtë të reflektojnë në zgjidhjen e krizës, politike, kushtetuese dhe institucionale. Veprimet e Lëvizjes BESA do të jenë në drejtim të daljes nga kriza dhe kthimit të Maqedonisë në rrugën e BE-së dhe NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button