Netanyahu në Moskë: Irani dëshiron të na shkatërrojë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është takuar sot në Moskë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Kremlini theksohet se gjatë takimit të Putinit dhe Netanyahut është folur për ndodhitë në Lindjen e Mesme, krizën në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Izraelit.

Putini theksoi se vendi i tij ka raporte të mira me Izraelin, ndërsa treguesi më i mirë për këtë janë, siç porositi, takimet e shpeshta me kryeministrin Netanyahu.

Duke shprehur kënaqësi për shkak të takimit me Netanyahun në Moskë, Putini shfrytëzoi rastin që t’i urojë festën hebreje Purim.

Netanyahu tha se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Rusisë në fushën e tregtisë, kulturës dhe turizmit në mënyrë konstante përmirësohen.

Gjatë takimit Netanyahu shpalosi edhe kritika në llogari të Iranit, duke thënë se “Irani dëshiron të shkatërrojë shtetin e Izraelit, por ne kemi ushtri mjaftueshëm të fortë e cila neve do të na mbrojë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button