Jukia Amano fitoi mandat të tretë në krye të IAEA-së
Bordi drejtues i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA) vendosi sot që japonezi Jukia Amano të rizgjidhet për mandat të tretë katërvjeçar si drejtor i përgjithshëm i Organizatës nga sistemi i KB-së, njoftoi DPA.
Amano nuk pati rivalitet gjatë votimit.
Shumë vende apeluan që ai të mbetet në krye të IAEA-së me qëllim që të ndihmojë në plotësimin e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.
Detyra themelore e 69-të vjeçarit Amano në mandatin e tretë si drejtor i përgjithshëm i IAEA-së do të jetë pikërisht zbatimi i marrëveshjes iraniane bërthamore.
Mandati i tretë katërvjeçar do të fillojë në dhjetor.