Jukia Amano fitoi mandat të tretë në krye të IAEA-së

Bordi drejtues i Agjencisë ndërkombëtare  për energji bërthamore (IAEA) vendosi sot që japonezi Jukia Amano të rizgjidhet për  mandat të tretë katërvjeçar si drejtor i përgjithshëm i Organizatës nga sistemi i KB-së, njoftoi DPA.

Amano nuk pati rivalitet gjatë votimit.

Shumë vende  apeluan që ai të mbetet në krye të IAEA-së me qëllim që të ndihmojë në plotësimin e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Detyra themelore e 69-të vjeçarit Amano në mandatin e tretë si drejtor i përgjithshëm i IAEA-së do të jetë pikërisht zbatimi i marrëveshjes iraniane bërthamore.

Mandati i tretë katërvjeçar do të fillojë në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button