Priten mesazhe “kërcënuese” nga Brukseli, në pritje të “zgjimit” të presidentit Ivanov

Mesazhet e reja të ndërkombëtarëve për Maqedoninë pritet të jenë edhe më të ashpra pasi që kriza politike në vend veç sa vjen e thellohet. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier realizon vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet që të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Ambasadori gjerman Helbah sot në Shkup, takohet me Poposkin

Gjithashtu sot priten edhe mesazhe të reja nga Brukseli, pasi shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini pritet të takohet me liderët e vendeve anëtare në BE pas vizitës së saj në Maqedoni.

Ish ambasadori dhe njëkohësisht profesori universitar Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk se që nga 2001, Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më shumë e futur në rend dite sesa tani.

“Duke pas parasysh që kriza e Maqedonisë është ndryshe në disa nivele, ajo është edhe e identitetit, politike, kushtetuese, institucionale dhe e sigurisë dhe me këtë tejkalohen kufijtë e Republikës së Maqedonisë. Është e kuptueshme se që nga viti 2001 asnjëherë nuk kemi qenë kaq aktiv në rendin e ditës të ndërkombëtarëve dhe kjo është një shenjë e keqe sepse për shkak të krizës Maqedonia është sërish në vend të parë si një temë e nxehtë dhe prandaj pritet që së pari të ketë reaksion sistematizues nga ata e BE-së, Brukselit, NATO-s, Departamenti Shtetëror si dhe vendeve tjera, si Franca, Britania e Madhe, etj. të cilat insistojnë duke bërë thirrje për qetësi të gjakrave, racionalitet të maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjitha subjekteve politike, më pas i drejtohen “të mençurit” Ivanov që të përsëris rolin historik që dikur e bëri presidenti Trajkovski para 16 vitesh dhe do të insistohet që sa më shpejtë Ivanov t’i jep mandatin Zaevit”, tha për Portalb, Ruzhin.

Ai shton se nëse vazhdohet me këtë retorikë nacionaliste, situata mund të destabilizohet dhe nëse në atë kontekst edhe Ivanov vazhdon me funksionin e tij si destabilizues, së bashku me Gruevskin dhe VMRO-në, atëherë Maqedonia mund të vjen në një vijë të kuqe nga e cila nuk do të ketë kthim mbrapa

“Mendoj se ky do të jetë mesazhi i parë, kurse mesazhi i dytë do të jetë jo vetëm të jepet mandati por të jepen edhe afate të caktuara deri kur ajo duhet të bëhet. Besoj që ambasadori i BE-së Zhbogar do të jetë më detajisht i njoftuar gjithashtu edhe ambasadori amerikan dhe të tjerët të BE-së, para se gjithash Gjermania dhe Franca për urgjencën e tejkalimit të situatës që momentalisht po mbizotëron në Maqedoni, sepse deri më tani pakënaqësia e aktorëve të ashtuquajtur për Maqedoni të përbashkët në njëfarë mënyre janë nën kontroll dhe nuk i forcon marrëdhëniet ndëretnike përveç atij incidentit në Manastir por nëse vazhdon me këtë retorikë nacionaliste, situata mund të destabilizohet dhe nëse në atë kontekst edhe Ivanov vazhdon me funksionin e tij si destabilizues, së bashku me Gruevskin dhe VMRO-në, atëherë Maqedonia mund të vjen në një vijë të kuqe nga e cila nuk do të ketë kthim mbrapa”, shtoi Ruzhin.

Sipas tij, aktorët e kësaj krize duhet të jenë racional, t’i tejkalojnë interesat e tyre personale për qeverisje dhe larje parash duke i ikur dënimit dhe të qetësohen gjegjësisht të pranojnë një qeveri koalicionare të Zaevit dhe partive shqiptare.

“BE, NATO ka investuar shumë në Maqedoni dhe në paqen e saj me marrëveshjen e Ohrit dhe prandaj me të drejtë kërkojnë që kufijtë që i garantojnë me marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare, aktorët e kësaj krize të jenë racional, t’i tejkalojnë interesat e tyre personale për qeverisje dhe larje parash duke i ikur dënimit dhe të qetësohen gjegjësisht të pranojnë një qeveri koalicionare të Zaevit dhe partive shqiptare, në të kundërtën gjithsesi do të vijojnë masa të ndryshme, sanksione ndaj individëve kundër partive politike, kundër shtetit e kështu me radhë. Këtë askush nuk e dëshiron. Gjithsesi nesër do të kemi do të thoja mesazh gjigand i cili do të jetë në një formë të mos themi kërcënuese, sqaruese që Maqedonia po rrezikon shumë për shkak të gabimeve të politikanëve dhe dëshirës për qeverisje të politikanëve”, tha Ruzhin.

Ndërkaq kaloi një jave që kur presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i jep mandatin liderit të LSDM-së, dhe pas thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që të ndryshojë vendimin, nga presidenenca vazhdon të mbizotërojë heshtja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button