Thaçi, Vuçiqit: Ushtria e Kosovës nuk e rrezikon Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka biseduar me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

“Qysh dje kam zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Serbisë për të diskutuar për procesin e dialogut, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, si dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut për interesat e përbashkëta”.

“Dje kam biseduar me Vuçiqin për t’ia komunikuar atij vendimin tim se FSK as në mandatin e tanishëm, e as në atë të ri, nuk paraqet asnjë kërcënim as për Serbinë e as për një shtet tjetër në botë. Forca e Sigurisë së Kosovës është multi-etnike dhe do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”.

Presidenti Thaçi në konferencën për media ka thënë se i ka kërkuar Kryeministrit serb që të bisedojë me deputetët serbë dhe t’i bindë ata që të kthehen në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“I kam kërkuar Vuçiqit që të bisedojë me deputetët serbe që ata të kthehen dhe të marrin pjesë në krijimin e Asociacionit, si dhe të votojnë për Demarkacionin që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”.

“Në anën tjetër, jemi të përcaktuar që ta themelojmë Asociacionin. Jemi të interesuar ta shtyjmë përpara Demarkacionin, por edhe këtu deputetët serbë refuzojnë të marrin pjesë dhe kjo vjen direkt nga Beogradi”.

“Është me interes që të kthehen dhe të marrin pjesë edhe në transformimin e FSK-së. Përgjigja ka qenë zhgënjyese, por FSK pavarësisht reagimeve do të luajë rolin e vet për paqe dhe stabilitet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button