Orteku i borës në Alpet franceze mori dy jetë njerëzish

Dy skiatorë e humbën jetën sot në dy orteqe të ndara në Alpe, ndërsa dy persona konsiderohen të zhdukur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Një grup prej tre souborderëve holandezë, në moshën prej 20-të vjetëve, të cilët lëvizini jashtë pistave të rregulluara, dje pasdite u goditën nga një ortek në Valferzhus (Savoa), njoftuan autoritetet. Një prej tyre vdiq, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan me numërimet që t’i gjejnë dy të zhdukurit e tjerë.

Në Alpet e larta, mes ski qendrave të Vars dhe Rizul, nga një ortek tjetër e humbi jetën edhe një skiatorë, theksohet në kumtesën e prefekturës, e cila nuk e saktëson identitetin e viktimës.

Sot në mëngjes 40-të shtëpi u evakuuan në Kiloz (Ain), në rrugën që çon drejtë Gran Kolombie për shkak shembjes së dheut dhe shkëmbinjve.  Nuk ka raporte për viktima eventuale, por banorët janë të sigurtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button