Arsllani: Normalizohet puna e Muzeut të Alfabetit Shqip

Është normalizuar puna e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manasitr, ndërsa gjatë ditës kemi pasur edhe vizitë nga turistë, të cilët kanë vendosur që në Manastir ta kremtojnë festën 8 Marsit, deklaroi për MIA-n, Nuer Arsllani, drejtor i Institutit Kulturor Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir.

“Ngjarja jo e këndshme është prapa nesh dhe duam që të harrohet. Ne të punësuarit në muze menjëherë pas përfundimit të hetimit, së bashku jemi angazhuar, i kemi pastruar mbeturinat,  kemi vendosur xhama të rinj në dritaret e thyera dhe e kemi aftësuar Muzeun për vizita. Presim që institucionet kompetente t’i gjejnë kryerësit, të cilët kanë shkaktuar dëm material në Muze dhe provokime të padëshiruara, të cilat i kemi dënuar”, deklaroi Arsllani.

Dënim për hedhjen e koktejeve të molotovit mbi Muzeun e Alfabetit shqip në Manastir kanë shprehur edhe institucionet nacionale dhe lokale dhe subjektet politike nga qyteti dhe shteti.

Muzeu i Alfabetit Shqip opinioni i ofron ekspozitë të përhershme muzeore që përmban 56 fotografi dhe mbi 230 dokumente, qasje në procesverbale dhe regjistra, të cilat dëshmojnë në kohën kur më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, një grup intelektualësh shqiptar e miratuan alfabetin modern shqip, ndërsa vitin e kaluar është hapur edhe Dhoma përkujtimore me 11 figura nga dylli të anëtarëve të Komisionit të atëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button