Pakistanezi që dyshohet se spiunonte për Iranin del para gjyqit në Berlin

Një burrë pakistanez do të dal sot para një gjykate në Berlin. Ai po përballet me akuza për spiunim ndaj Izraelit dhe institucionet hebreje për Iranin, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Syed Mustufa H., 30-vjeçar, është arrestuar në korrik të vitit 2016. Në muajin dhjetor ai u akuzua se ka spiunuar ndaj organizatave dhe individëve në Evropë, përfshirë edhe për Shoqërinë gjermano-izraelite dhe për ish-drejtorin e saj, Reinhold Robbe.

Ai gjithashtu dyshohet se ka mbledhur informacione nga një profesor në një universitet në Paris dhe ndaj personave të tjerë në shtetet e Evropës Perëndimore dhe i ka dërguar këto informacione tek kontakti i tij me ajgencinë e inteligjencës iraniane.

Nëse gjendet fajtorë për akuzar, Syed Mustuf H., përballet me dënim deri në pesë vjet burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button