Teksti i mundshëm i betimit të Ushtrisë së Kosovës

Në projektligjin e ri të inicuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilin pritet shndërrimi Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, parashihet edhe pjesë e betimit të pjesëtarëve të FSK-së, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Pas dorëzimit të projektligjit nëpër media të ndryshme ka qarkulluar teksti i mundshëm i betimit të ushtarëve të Kosovës. Ky është teksti i mundshëm:

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’i bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nderë dhe dinjitet.

Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button