Johanis: Nëse falet korrupsioni ky do të jetë sinjal i gabueshëm ndaj shoqërisë

Presidenti rumun Kllaus Johanis sot komentoi se propozim ligji i përfaqësuesit të popullit Sherban Nikollae për faljen e veprave të caktuara penale do të jetë “sinjal totalisht i i gabuar” ndaj shoqërisë, informon agjencia Axherpres.

Shtypi lokal rumun sot informoi se Nikollae, si lider i senatorëve të Partisë Socialdemokrate, kolegëve të tij nga komisioni ligjor ua ka dërguar shtesat, me të cilat pastaj në Parlament do ta parashtrojë propozim ligjin për falje. Një prej këtyre plotësimeve parasheh mundësi për falje të veprave korruptuese penale: marrje ryshfet, tregti me ndikim, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përplasje interesash.

“Nuk do të doja të hyjë në detaje. Propozimi është në Parlament, por mund shumë qartë të porosis se nëse ka falje të korrupsionit, kjo do të jetë sinjal totalisht i gabuar ndaj shoqërisë”, tha shefi i shtetit.

Drejtoresha e Drejtorisë Kombëtare për Luftë me Korrupsionin, Laura Kodruca Kovesi, deklaroi se nuk duhet të ketë falje për ata të cilët kanë kryer vepra penale korruptuese.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë Tudorel Toader deklaroi se për iniciativën e Sherban Nikollae ka dëgjuar nga mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button