MASH pa hapa konkret për mësimdhënësit që kanë marrë pjesë në protestat e VMRO-së kundër gjuhës shqipe

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, gjatë shënimit të 130 vjetorit të shkollës së parë shqipe dhe një vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, bëri të ditur se ende nuk janë ndërmarrë hapa sanksionimi për mësimdhënësit dhe udhëheqësit e arsimor të cilët gjatë orarit të punës kanë marrë pjesë në protestat kundër dygjuhësisë së simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, raporton Portalb.mk.

“Këto dy ditë kemi festë, të kalojë festa e 7 dhe 8 Marsit dhe ne do të ndërmarrim hapa për sanksionim të mësimdhënësve të cilët kanë lëshuar orarin mësimor dhe kanë marrë pjesë në protestat në fjalë” u shpreh ministri Lutfiu.

Përndryshe, tërë kjo llogaridhënie për sanksionim të këtyre mësimdhënësve vjen pasi që një numër i madh i mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave në Maqedoni janë parë duke protestuar kundër gjuhës shqipe, si simpatizantë të partisë maqedonase VMRO-DPMNE.

Kujtojmë se protesta kundër gjuhës shqipe tashmë ka hyrë në javën e dytë të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button