Demokracia e Re kërkon unifikimin e partive shqiptare

Kryesia Qendrore e Demokracisë së Re, sot ka mbajt mbledhjen e sajë të caktuar ditë më parë, ku në rendë të ditës ishin pika e vetme e diskutimit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga ky takim në të cilën morën pjesë të gjithë anëtarët e sajë nga të gjitha komunat e vendit që nga Kumanova e deri në Strugë, u sollën disa përfundime me vendim unanim nga të gjithë anëtarët edhe atë si në vijim:

Demokracia e Re si parti opozitare, përkrah unifikimin e votës shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Demokracia e Re synon dhe përkrah faktorizimin e çështjes shqiptarë, dhe avancimin e pozicionit politik dhe ekonomik.

Demokracia e Re do të përkrah formimin e një koalicioni të mirëfilltë mes disa partive politike shqiptare, me qëllim unifikimin e votës shqiptare dhe fitimin e mbi 20 deputetëve shqiptarë në parlamentin e ri të Maqedonisë, e cila krijon kusht për një ri-pozicionim të faktorit shqiptarë pas zgjedhjeve parlamentare, dhe realizimin e synimeve politike ende të pa realizuara deri më tani.

Ashtu siç ishte e paralajmëruar se në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe ish lideri dhe themeluesi i këtij subjekti politik Imer Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button