Pas tre vite pritjeje, formohet Komisioni për verifikimin e viktimave seksuale

Rreth tre vjet pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, është kompletuar Komisioni që do të bëjë verifikimin e këtyre viktimave, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Krijimi i Komisionit qeveritar është dashur të bëhej në vitin 2014, gjashtë muaj pas miratimit të Projektligjit.

Komisioni, i cili do të bëjë konstatimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës do të përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa në fillim të kësaj jave pritet të dërgohet për aprovim në Qeveri.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), Izedin Bytyqi, ka bërë të ditur se pjesë e Komisionit do të jenë përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button