Partia majtiste “Levica” doli me “Manifest të qytetarëve të shkelur dhe të varfër”

“Shoqëria maqedonase tani më 26 vite po rinohet, kurse përgjegjësia për rinimin është tek kriminelët politik dhe biznes elitat. Gjatë viteve të fundit aq më shumë po bien maskat e elitës. Ata nuk duan ë të ketë jetë më të mirë për shumicën e banorëve, kurse krizat që i krijojnë ndikojnë njeriun e thjeshtë”, deklaruan sot nga Partia Majtiste “Levica”.

“Ngjarjet e funit që po i ndodhin shoqërisë maqedonase na vërtetojnë se elitat nuk kujdesën për të mirën e të varfërve dhe qytetarëve të shkelur. Ata nuk dyshojnë kur është fjala për nxitje të nacionalizimit dhe të kalkulojnë me kërkesat/nevojat e qytetarëve me qëllim që të ruajnë dhe të përmirësojnë pozitën e tyre.

Në këtë hipokritizi dhe çmenduri harrohet nevoja për ndryshime themelore për përmirësimin e jetës së banorëve, si dhe dënimin e kriminelëve politik dhe biznes elitave që tani më 26 po bëjnë asgjësim tek ne.

Levica ka një porosi për të gjithë politikanët dhe biznes elitat që të kundërshtojnë cilën qeverisje të re e cila ka për qëllim amnestimin e kriminelëve dhe të përfiton në kurriz të qytetarëve.

Nuk mundemi të durojmë më manipulimet të cilat na servojnë përralla për të tërhequr vëmendjen nga problemi themelor i këtij veni, vendosëm të shkruajmë këtë manifest, në të cilin paraqesim themelet e luftës të së ardhmes të Levicës”, thuhet nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button