Grekë, shqiptarë dhe turq bashkëpunonin për drogën që kishte destinacion militantët e ISIS-it

Një sasi prej 650 mijë pilulash amfetaminë “captagon”, siç njihet droga sintetike e ushtarëve të Shtetit Islamik është kapur nga policia greke në një magazinë, në të cilën ndodhej edhe punishtja e prodhimit të pilulave të drogës, në zonën “Nea Peramo” të Athinës, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Droga sintetike ishte e paketuar dhe e gatshme për t’u dërguar në Turqi, e më pas në Siri, raporton tch. Autoritetet greke thanë se kishin marrë informacione prej shërbimeve amerikane për vendndodhjen e magazinës, si dhe destinacionin e lëndës narkotike. Të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë disa anëtarë të organizatës, mes tyre grekë, shqiptarë dhe turq.

Shqiptarët dhe grekët janë prodhuesit e narkotikëve, ndërsa turqit ishin të ngarkuar me dorëzimin e ngarkesës tek anëtarët e Shtetit Islamik në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

“Captagon” është një lloj droge që iu jepet luftëtarëve të Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin, pakëson efektet e frikës, lodhjen dhe rrit euforinë e përdoruesit. Analistë të çështjeve të luftës e vlerësojnë “captagonin” si një ndër arsyet e dhunës ekstreme të përdorur prej ushtarëve të Shtetit Islamik në zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button