Formimi i Qeverisë, Parlamenti Evropian me ultimatum për Maqedoninë

Parlamenti Evropian do ta anulojë votimin në seancën plenare për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, nëse vendi javën e ardhshme nuk formon Qeveri, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Disa persona zyrtarë të Europarlamentit, në një deklaratë për MIA-n konfirmuan se eurodeputetët nuk dëshirojnë ta miratojnë Rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) i PE-së në seancën plenare në Strasburg, të caktuar për më 14 dhe 15 të këtij muaji, nëse deri atëherë nuk ka kurrfarë zgjidhje në skenën politike të Maqedonisë.

“Edhe pse në seancën plenare në Parlamentin Evropian më 14 dhe 15 mars duhet t’i votojmë rezolutat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë, zyrtarisht tani është anuluar votimi për Rezolutën për Serbinë, për shkak të dëshirës tonë të mos ndikojmë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend që do të mbahen më 2 prill. I njëjtë është rasti edhe me Maqedoninë. Nëse deri më datën 13 të këtij muaji nuk ka zgjidhje, gjegjësisht nuk zgjidhet Qeveri e re, atëherë edhe Rezoluta për Maqedoninë do të anulohet dhe së bashku me atë serbe do të votohen në seancën plenare të PE-së muajin e ardhshëm”, njoftoi një përfaqësues i lartë i Europarlamentit, duke insistuar si anonimitet.

Me 54 vota për dhe vetëm tetë kundër, Komiteti i punëve të jashtme i Parlamentit Evropian javën e kaluar e miratoi propozim-Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane në vitin 2016, ku për të tetën herë me radhë rekomandoi hapjen e negociatave inkuadruese për hyrje në Bashkimin Evropian. Por, që Rezoluta të jetë e plotfuqishme, nevojitet që përbërja e plotë prej 751 eurodeputetë të votojë për të, në seancën plenare që mbahet një herë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button