Sudani me kryeministër pas 3 dekadash

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka emëruar ndihmësin e tij Bakri Hassan Saleh si kryeministër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ibrahim Mahmud, ndihmëspresident dhe zëvendëskryetar i Partisë Kongresi Nacional të kryesuar nga Bashir, në një konferencë për media ka thënë se “Në mbledhjen me zyrtarët e lartë të partisë, është rënë dakord që Saleh të emërohet si kryeministër. Saleh në të njëjtën kohë do të vazhdojë të ushtrojë edhe detyrën e ndihmësit të parë të presidentit”.

Mahmud ka njoftuar se dekreti i presidentit Bashir për emërimin e kryeministrit do të publikohet ditën e nesërme, teksa Saleh do të mbajë mbledhje konsultative me palët politike pjesëmarrëse në procesin e dialogut kombëtar për të filluar punimet për formimin e qeverisë.

Ndryshe, me ardhjen në pushtet në vitin 1989, Omar al-Bashir kishte shfuqizuar pozitën e kryeministrit duke e kaluar vendin në sistem presidencial. Ndërkaq, parlamenti sudanez dhjetorin e kaluar miratoi ndryshimet kushtetuese që përfshinin disa rregullimi, e ndër to edhe rivendosja e postit të kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button