Luis Enrique braktis Barcelonën në fund të sezonit

Trajneri i klubit futbollistik Barcelona, Luis Enrique deklaroi mbrëmë se në fund të sezonit do të largohet nga pankina e klubit katalunas, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këtë konferencë për shtyp do ta përfundoj në një mënyrë të ndryshme, me njoftimin se sezonin e ardhshëm nuk do të jem trajner i Barcelonës. Nuk do të rinovoj kontratën e cila skadon në fund të sezonit. Ky është një vendim i vështirë për mua për të cilin ka menduar shumë. Besoj se do tu mbetem besnik pohimeve të mia. Para fillimit të sezonit bisedova me Albert Solerin dhe Robert Fernandezin të cilët i paralajmërova për një vendim të mundshëm. Tani vendosa që këtë ta them edhe publikisht”, tha Enrique, në konferencën për mediat mbrëmë pas ndeshjes kundër Sporting Gijon në të cilën ekipi i tij fitoi me 6: 1.

I pyetur për arsyet, Enrique tha se prapa vendimit qëndron filozofia e tij e futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button