PE propozim për viza ndaj shtetasve amerikanë

Parlamenti Evropian (PE) në kuadër të reciprocitetit ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të zbatojë aplikimin e vizave për shtetasit amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të vizave nga SHBA-të kundrejt disa qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në një votim të kryer pas diskutimit është marrë një vendim që është jodetyrues ku theksohet se Komisioni i BE-së ligjërisht është i detyruar të zbatojë vizat për shtetasit e SHBA-ve e cila zbaton viza kundrejt qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në vendim është kërkuar që KE-ja brenda dy muajve të bëjë hapat e nevojshëm kundrejt zbatueshmërisë së vizës për shtetasit amerikanë.

SHBA-të vazhdojnë të kërkojnë viza për qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros greke, Polonisë dhe Rumanisë të cilat janë anëtare të BE-së.

Edhe BE-ja në kuadër të mekanizmit të reciprocitetit të vizave duhet të bëjë hap kundër SHBA-ve e cila ruan pozicionin e saj aktual pavarësisht se janë bërë paralajmërimet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button