Hosni Mubarak lirohet nga akuza për vrasjen e protestuesve në vitin 2011

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak është liruar nga akuza për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e protestuesve në vitin 2011, kur pat kryengritje pas së cilës ai u rrëzua nga pushteti, publikoi gazeta egjiptiane “Al-Ahram”, transmeton MIA.

Me vendimin e Gjykatës së Kasacionit i jepet fund procesit i cili filloi para pesë vitesh.

Mubarak (88) u paraqit në proces që mbahet në akademinë policore në afërsi të Kajros. Paraqitja e tij ishte e para pasi përsëri filloi gjykimi në nëntor të vitit 2015. Gjatë kryengritjes 18-ditore janë vrarë rreth 900 demonstrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button