Të paktën 11 viktima gjatë një shpërthimi në një minierë në Ukrainë

Të paktën 11 minatorë e humbën jetën sot gjatë shpërthimit të metanit në një minierë për qymyr në rajonin perëndimor ukrainas Lavov, njoftoi TAS.

Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira të Ukrainës, Oleksandar Volinec në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se incidenti ka ndodhur në minierën “Stepova”.

Shërbimi ukrainas për situata të jashtëzakonshme paraprakisht njoftoi se gjatë shpërthimit e kanë humbur jetën tetë minatorë, gjashtë janë lënduar, ndërsa 20 tjerë konsiderohen për të zhdukur.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 12:46 sipas kohës lokale (11:46 sipas kohës së Evropës së Mesme), në thellësi prej rreth 550 metra nën sipërfaqen e tokës.

Gjatë shpërthimit në minierë ka pasur gjithsej 172 minatorë, prej të cilëve 34 gjenden në rajonin e incidentit.

Shkaqet për shpërthimit tani për tani nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button