Sulmohet një djalë nga një grup minorenësh afër Qendrës transportuese
Një 15-vjeçar nga fshati Kadino, pa asnjë arsye mbrëmë është sulmuar fizikisht nga pesë-gjashtë persona minorenë të moshës 16 deri 18 vjeçare para biletarisë të NQP afër Qendrës Transportuese në Shkup, njofton Portalb.mk.
MPB informoi se ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.