Ky është arsyetimi i gjykatës për shtyrjen e seancës për Haradinajn (FOTO)

Gjykata e Apelit në Colmar sot ka shtyrë për 6 prill vendimin për lirimin ose ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, njofton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

“Vendimi merret me 6 prill”, ka thënë Haradinaj pas përfundimit të seancës.

“Gjykata ka vendos për informata shtesë. Vendimi i radhës më 6 prill. Jam peng politik”, ka thënë ai.

Por, Gjykata e Colmarit menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një shkresë zyrtare.

Gjykata në këtë komunikatë ka treguar arsyet e shtyrjes së vendimit më 6 prill për Haradinajn.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

17016619-371842709868686-1033804215-o_1488444228-9401387

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button