Reagon Ali Ahmeti ndaj fjalimit të Gjorge Ivanov

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cënon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje. Kështu shprehet ndër të tjerash në fejsbuk kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pasi që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, refuzoi t’ia jep mandatin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetar,

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmërive të shqiptarëve dhe në çdo prononcim timin publik kam thënë që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cënon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahën nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin”, shkruan në fejsbuk Ali Ahmeti.

 

Përndryshe, ky reagim i Ali Ahmetit vje pasi që Gjorge Ivanov refuzoi t’i ja jep mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev me aryetimin se ai ka pranuar Platformën Shqiptare, kurse realizimi i po të njëjtës cenon sovranitetin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button