Forcat siriane kanë ndërmarrë kontroll mbi kalanë në Palmira

Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre sot kanë arritur t’i largojnë pjesëtarët e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) nga kalaja e qytetit të lashtë periferik Palmira.

Siç publikuan mediat e lëvizjes libaneze shiite Hezbollah, pjesëtarë të së cilës luftojnë së bashku me Armatën e Sirisë, forcat siriane kanë arritur të ndërmarrin kontroll edhe mbi pjesët jugperëndimore të qytetit Palmira.

Në të njëjtën kohë, Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi se “në çdo moment” pritet që forcat qeveritare të hyjnë në Palmira.

Armata siriane informoi se aeroplanë të saj janë të kyçur si mbështetje ushtarake të ofensivës të armatës siriane në Palmira.

Gjatë luftës civile gjashtëvjeçare në Siri, SHI-ja në dy raste ka ndërmarrë kontroll mbi Palmirën, rrënojat e lashta të së cilës janë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s.

Armata siriane vitin e kaluar në mars ka arritur që t’i shtypë luftëtarët e SHI-së nga Palmira , por në dhjetor xhihadistët e kanë kthyer kontrollin mbi qytetin.

Në dy rastet, kur e kanë ndërmarrë kontrollin mbi Palmirën, xhihadistët i kanë shkatërruar ndërtimet e lashta. Gjatë pushtimit të parë të Palmirës në vitin 2015, pjesëtarët e SHI-së, mes tjerash, kanë shkatërruar edhe një përmendore të vjetër 1600 vjeçare.

Veprimet e këtilla të xhihadistëve nga ana e KB-së janë dënuar si krim ushtarak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button