Erdogan: Të mos akuzohen të gjithë myslimanët për shkak të vrasjeve barbare të terroristëve

Nuk mund të akuzohen të gjithë myslimanët për shkak të vrasjeve barbare të organizatave terroriste, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin e Organizatës për bashkëpunim ekonomik (ECO), që mbahet në Islamabad.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me planet të cilat kanë për qëllim ta tërheqin rajonin tonë në përleshje me bazë etnike dhe sekteve dhe kaosit”, theksoi Erdogan.

Ai shtoi se shtetet myslimane nuk mund ta sjellin në rrezik stabilitetin “për shkak interesave të vendeve të huaja në rajon”.

“Borxhi ynë fillestar është ta shuajmë zjarrin e shkatërrimit të vendeve si Siria, Iraku dhe Jemeni dhe t’i jepet fund gjakderdhjes”, theksoi presidenti turk.

Ai gjithashtu apeloi për solidaritet më të madh me vëllezërit në Qipron Veriore, të cilët i janë nënshtruar izolimit të padrejtë.

Erdogan e theksoi nevojën për zgjidhje të kontesteve politike mes vende anëtare të ECO-së dhe për përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizimit.

“Ne duhet t’i marrim punët në duart tona”, theksoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button