Pal Lekaj: Ramush Haradinajn do lirohet nesër

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbahet ‘peng’ në Francë.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët, po japin kontributin e tyre për të liruar siç shprehet ai ‘pengun’ e Shqiptarisë, transmeton Lajmi.net.

“Ramushi “peng” në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Lekaj në ‘Facebook’.

Lexo postimin e plotë të Lekajt:

Colmar (kjo provincë Franceze), tashmë është bërë vend i famshëm, sepse është, vendi ku po mbahet “peng” simboli i luftës së drejtë për Kosovën, #ÇLIRIMTARI ynë, Ramush Haradinaj.

Të gjithë shqiptarët kudo ku janë të vazhdojnë të bëjnë gjithçka (ligjore e demokratike) që është në dorën e tyre për ta liruar “pengun” e Shqiptarisë, mbrojtësin e së vërtetës dhe të drejtës për Kosovën dhe shëiptarët të çliruar dhe me të drejta të plota si çdo popull tjetër i botës demokratike.

Ramushi “peng” në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës. Të bëjmë dy veprime, ta “çlirojmë” Ramushin nga pengmarrja dhe Kosovën nga pengmarrësit. Këto të dyja do të fillojnë nga nesër, ku besojmë që çështja Franca – Haradinaj do të marrë epilogun e drejtë. Franca nuk duhet të vazhdojë izolimin e ish – Kryeministrit Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button