Reagon Kasami: Dënojmë ashpër sulmin ndaj gazetarëve

Edhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar kundër sulmit të sotëm ndaj gazetarëve.

“Sulmi që ndodhi sonte ndaj gazetarëve është edhe një tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese. Për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme, andaj i dënojmë ashpër sulmet që sonte iu bënë gazetarëve.  Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve relevant, shoqatave të pavarura, intelektualëve, zyrave diplomatike që ta dënojnë ashpër këtë sulm ndaj mediave të pavarura dhe një zëri ta ndalim këtë praktikë të dëmshme të instaluar nga pushteti që ka për qëllim Maqedoninë ta shndërrojë në një shtet diktatorial ku çdokush që mendon ndryshe shantazhohet dhe kërcënohet nga banda kriminale të partive në pushtet”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button