Aktivistët e Vetëvendosje, e quajnë politike aktakuzën ndaj tyre

Të akuzuarit për terrorizëm, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë mohuar aktakuzën me të cilën ngarkohen duke thënë se janë të pafajshëm, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë deklaruar sot në seancën e parë gjyqësore ku u është lexuar aktakuza e ngritur ndaj tyre për sulmin në Kuvendin e Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht të vitit të kaluar.

Ndonëse nuk iu dha fjala nga gjyqtari, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha se “akuza ndaj tyre është politike dhe e montuar sepse pafajësia e tyre është dëshmuar edhe në raportin e Forenzikës”, transmeton KP.

Sipas tij, fajtorë janë vetëm se kundërshtojnë një, siç e quajti ai, “pushtet kriminal”.

Edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve e kanë quajtur aktakuzën politike pasi që sipas tyre nuk ka dëshmi se ata e kanë kryer veprën me të cilën ngarkohen.

Me këtë rast ka reaguar prokurori i çështjes Abdurrahim Islami i cili tha se mbrojtësit e të akuzuarve mbajtën fjalime politike.

Avokatët kërkuan lirimin e klientëve të tyre nga arresti shtëpiak gjë që u refuzua nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Seanca e ardhshme për aktivistët e VV-së do të mbahet më 30 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button