Incident gjatë karnavaleve në Rio de Janeiro, lëndohen 12 persona

Pjesa e sipërme e skenografisë lëvizëse në aktivitetin për karnavalet e njohura të Rio de Janeiros është rrëzuar të martën gjata parakalimit, ku si pasojë u lënduan se paku 12 persona, njoftuan zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari për shëndetësinë në Rio deklaroi se nëntë persona janë në spital, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve të mjekëve, njëri prej tyre ka pësuar goditje në kokë.

Ndërkohë policia ka filluar hetimet për incidentin. Disa minuta më herët ndodhi një incident i vogël gjatë parakalimit të një shkolle e cila garonte në garat në samba.

Njëra nga platformat është veçuar dhe është rrëzuar në tokë. Në këtë incident askush nuk është lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button