Maqedoni, arsimtarët braktisin librat e Kembrixhit!

Për shkak të mos përshtatjes me sistemin tonë arsimor, shkollat kanë nis t’u kthehen librave të vjetër, konkretisht të braktisin librat e Kembrixhit, shkruan Gazeta KOHA. Sepse, sikurse tregon Feride Kita, arsimtare në SHF “Dituria” të Sarajit, “janë të përpiluara sipas modeleve që nuk janë të përafërta me sistemin tonë arsimor”. Të mos flasim për cilësinë e përkthimeve, janë të tmerrshme, shprehet ajo.

Një prej arsyeve që në Maqedoni nuk kanë sukses reformat në arsim është padyshim edhe humbja e kontaktit me palët që drejtpërdrejtë janë të thirrura të realizojnë ato ndryshime. Librat e Kembrixhit janë një rast ku më së miri reflektohet mos koordinimi i planeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) me shkollat, respektivisht me mësimdhënësit të cilët duhet të zhvillojnë procesin mësimor sipas atyre librave. Janë harxhuar miliona euro që për shkollat fillore të sigurohen programe dhe libra të përgatitura nga Qendra Ndërkombëtare e Programeve dhe Teksteve Shkollore pranë Universitetit të Kembrixhit dhe shumë shkollat kanë nis ta braktisin punën me ato libra. Mësues të shkollave fillore, kanë nis t’u kthehen librave të vjetër, konkretisht modeleve të vjetra të mbajtjes së mësimit sidomos në lëndën e matematikës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button